Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, tenton të ik nga policia

08:39 | 18 Tetor 2022
E.H

Policia e Ferizajt sot rreth orës 06:15, pas pranimit të një informacioni inteligjent në fshatin Greme të Ferizajit, kanë arrestuar një person të moshës 36 vjeçare.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, sot në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajt, edhe përkundër përjekjeve për ti ikur policisë, kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në komunikatën për media.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy viteve .

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme