Iker Casillas beson se Thibaut Courtois e ka fituar me shumë meritë çmimin për portierin më të mirë.
Courtois është shpallur portieri i vitit dhe ka marrë ‘Yashine Trophy’ në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’.
Pasi belgut iu nda çmimi, një reagim në ‘Twitter’ erdhi nga Iker Casillas, i cili dha urimet e tij.
“Jam i lumtur për Thibaut Courtois. Është larg portieri më i mirë në botë”, ka shkruar Casillas.
“Për çfarë s’jam i lumtur është se ata nuk e vendosën atë në podium për Topin e Artë. Akoma s’e kuptoj në çfarë bazohet ky çmim”, shtoi spanjolli.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave