Pasi fituan medaljen e argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 22”, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e përbashkët me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kryeministri Kurti i përgëzoi për suksesin e arritur, në një garë kaq të fortë.
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan Kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48- orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.
U theksua se performanca në këtë garë është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale të FSK-së, si dhe demonstrim i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...