Google ADS

OKB-ja “shumë e shqetësuar” për 92 migrantët e zhveshur në kufirin Greqi-Turqi

11:38 | 17 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ka thënë se është “shumë e shqetësuar” pas identifikimit të gati 100 burrave të zhveshur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Të dyja shtetet kanë fajësuar njëra-tjetrën për gjendjen e rëndë të 92 migrantëve.

Greqia e ka hedhur fajin në derën e Turqisë, duke thënë se “sjellja” e saj është “turp për civilizimin”.

Turqia i ka konsideruar pretendimet e shtetit fqinj si “lajme të rreme”, dhe e ka akuzuar për “mizori”.

Teksa të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën, Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka bërë thirrje për hetime, dhe ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar nga raportimet dhe pamjet shokuese”.

Policia greke ka thënë se ka shpëtuar të premten 92 burra të zhveshur dhe disa kanë qenë të plagosur, afër kufirit verior me Turqinë.

Zyrtarët policorë kanë thënë se hetimet e tyre, dhe ato të zyrtarëve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Kufijtë, Frontex, kanë gjetur të dhëna se migrantët kanë kaluar lumin Evros, në territorin grek, nga Turqia, me disa gomone./rel/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme