Një person ka humbur jetën dhe 16 prej tyre janë lënduar nga përplasja e një minibusi në një përroskë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Valjevë–Bajina Bashta”.
Deri te aksidenti erdhi atëherë kur shoferi harroi të vendoste frenin e dorës momentin kur doli nga automjeti.
Personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente, raporton Danas.
Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Hetimet po vazhdojnë.