“Vizat po ndërlidhen me dialogun, BE duhet t’i jap Kosovës atë që meriton”

08:54 | 16 Tetor 2022
A Z

Ka vite që shqiptarëve të Kosovës u tha se i kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Madje as me 13 tetor nuk pati lajme pozitive, ani pse Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2018.

Njohësi i proceseve integruese Dritëro Arifi, thotë vizat po ndërlidhen tërthorazi me dialogun, dhe situata mund të komplikohet.

“Nga ajo që u publikua dhe nga kërkesa që është bërë është një kërkesë teknike shtesë e cila nuk gjendet në udhërrëfyesin për të cilin Komisioni Evropian qe pesë vite e ka argumentuar në raportet për Kosovën që Kosova i ka plotësuar kushtet e heqjes së liberalizimit të vizave po ashtu edhe Parlamenti Evropian dhe tash me një kërkesë fantome është një padrejtësi e madhe veç po vërehet që është tërthorazi një kusht politik sa i përket dialogut Kosovë Serbi”, tha Arifi për arbresh.info

Ai më tej shtoi se nëse nuk kryhet tani ky hap, mund të ketë shumë vonesa.

“Por tash ende është në grupet punuese deri në nëntor se si po shkon i tërë procesi tutje. Por nëse ka vonesa siç po shihet atëherë mund të vonohet deri në vitin e ardhshëm mund të jetë pikëpyetje e madhe, sepse tash po vërehet që brenda vendeve të unionit evropian ende nuk ka një unifikim rreth kësaj çështje. Kjo mund të ndodhë në nëntor, mund të pritët të kemi unifikim mbi bazën e kësaj atëherë mund të shohim që procesi mund të shkoj deri në fund të vitit të paktën deri të merret një vendim pozitiv nga këshilli i ministrave”, ka thënë Arifi.

Njohësja e çështjeve politike në vend, Afërdita Maliqi, tha se Kosova i ka plotësuar kushtet qe nga viti 2018 për vizat.

“Siç e dimë, ka qene gazi lotsjellës nga Qeveria aktuale, qe atë kohe ishte ne opozite, që ka shtyre liberalizimin e vizave.

Me rëndësi, lajm i mirë për qytetaret qe tashme është futur në rend dite liberalizimi. Sa i përket Francës, u raportua se Franca ka dalë kundër, duke pas parasysh se takimi ka qenë me dyer të mbyllura dhe nuk pa kas shumë qasje. Kushti qe ish përmend nga Franca ishte teknik, por nuk ishte vetëm për Kosovën.

Konsideroj se BE duhet ti jap Kosovës atë që e meriton, sepse deri me tani BE ka qenë e padrejtë me ne, në raport me liberalizimin e vizave”, tha Maliqi.

Ndërsa, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK),  Memli Krasniqi, gjatë një konference tha se ende nuk janë marrë detajet konkrete për këto hezitime.

“Kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar zyrtarisht që nga viti 2018 është konfirmuar edhe ne 2019 është konfirmuar edhe dje. Ne ende nuk i kemi marrë detajet konkrete se çka janë këto hezitime. Kemi pa një deklaratë e cila është krejtësisht në gjuhë diplomatike dhe e pa qartë por shpresojë shumë që do të ndryshojë si qasje dhe do të ketë një vendimmarrje para fundit të vitit. Ne si PDK do të lobojmë dhe do të bëjmë çmos me gjithë partnerët tanë  evropian për të kërkuar që kjo të shkojë tutje, jo të bëjmë presion por të i bindim që kjo punë të shkojë tutje”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se më 13 tetor është mbajtur takimi i grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Është raportuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është kushtëzuar nga ana e Francës me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ndërsa, më 9 nëntor do të mbahet takimi i radhës.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor ku qytetarët e saj nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën shengen./ Vjollca Gajraku/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme