Përfshihet nga flakët një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit

23:33 | 15 Tetor 2022
E.H

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit në Turqi.

Nga raportimet paraprake ngjarja është regjistruar në zonën e Fikirtepes në Stamboll, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Flakët në fillim kanë shpërthyer në katet e para të ndërtesës, për t’u përhapur më pas me shpejtësi.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, teksa dhjetëra ekipe zjarrfikësish ndodhen në vendngjarje./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme