Arlind Berisha vazhdon shkëlqimin në MMA

13:52 | 15 Tetor 2022
K.B

Luftëtari Arlind Berisha po vazhdon shkëlqimin në arenën ndërkombëtare në MMA.

Berisha ka shënuar fitore me nokaut, për t’u rikonfirmuar kampion në dy pesha të ndryshme, teksa është edhe fitues i medaljes së artë.

“Ai fitoi në raundin e parë me TKO dhe me këtë Fitore tani është 4 herë Kampion, Kupa Botes i Artë, Kampion i Gorilla FC dhe Kampion i luftëtarëve të kafazit në të njëjtën kohë në 2 pesha te ndryshme”.

“Federata MMA e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i urojnë Arlindit shumë suksese besojmë se ky Talent i përket së ardhmes. Falënderime të veçanta shkojnë për babain e tij i cili është gjatë gjithë kohës pas tij dhe për trajnerin e tij që me të vërtetë po bën një punë të mirë dhe një falënderim i madh për secilin që e mbështeti atë gjithsesi, thuhet në njoftimin e Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme