Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se ka probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dy javë pas nisjes së punës, Blloku 4 detyrohet të shkyçet nga puna në ora 24:00, për shkak të rrjedhjes së kaldajës.
“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A.
Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të shkyçet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajës. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, shkruan Shala. /arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...