Google ADS

Rama në Kongresin e Partive Socialiste kërkon mbështetje për krizën energjetike

11:58 | 15 Tetor 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjetike.

Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë.

“Kemi pasur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, i cili nuk është i njëjtë me pandeminë, por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.

Krue i qeverisë shqiptare nënvizoi më tej se së fundmi Shqipëria është përfshirë edhe nga një sulm i rëndë kibernetik.

“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetik nga Republika Islamike e Iranit. Ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme