Tentoi të vriste vjehrrin me thikë, arrestohet shqiptari në Belgjikë

11:06 | 15 Tetor 2022
A. B.

Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 25 shtatorit, pasi ka tentuar të vrasë vjehrrin e tij me thikë në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor), Francë.

Ai u arrestua në Belgjikë të premten më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë më 7 tetor.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje. Ai u burgos me 10 tetor, në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme