Google ADS

Një burrë kafshon qenin e policisë gjatë arrestimit

10:52 | 15 Tetor 2022
A. B.

Policia gjermane njoftoi të premten se kishte arrestuar një burrë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe kafshim të një qeni shërbimi, raporton AP.

Policia mori një telefonatë për një debat mes dy burrave 29-vjeçarë dhe një gruaje 35-vjeçare në qytetin perëndimor të Ginsheim-Gustavsburg pak pas mesnate.

Treshja u soll në një mënyrë “jashtëzakonisht agresive dhe jo bashkëpunuese”, tha policia në një deklaratë.

Oficerët nënshtruan vetëm një nga burrat duke përdorur forcë fizike.

“Gjatë rezistencës ndaj arrestimit, 29-vjeçari ka kafshuar edhe qenin e policisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se qeni nuk është lënduar.

Ndërkohë 35-vjeçarja ka goditur me grusht në fytyrë një polic dhe e ka plagosur.

Të tre u morën në paraburgim dhe kaluan pjesën tjetër të natës në burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme