Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

08:56 | 15 Tetor 2022
K.B

Një person  ka pësuar lëndime trupore gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:05 në rrugën “Hyrije Hana”, në Prishtinë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronari i kompanisë ku ishte duke punuar viktima.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme