Plagosje me thikë në Korçë, 24-vjeçari përfundon në spital

22:42 | 14 Tetor 2022
E.H

Një plagosje me thikë në Korçë të Shqipërisë, ka ndodhur këtë mbrëmje pas një konflikti mes dy personash.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, P. R., 25 vjeç, punonjës i një lokali ka dëmtuar në krah me thikë E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme