Deputeti i Partisë Demokatike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka ironizuar me këtë deklaratë, duke ftuar qytetarët të shikojnë të ardhurat e zëvendëskryeministrit për udhëtime jashtë vendit.
“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë”, shkruan ai.
“Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, përmbyll postimin Kastrati./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...