Google ADS

Haradinaj në Suharekë: “Pushtetarët po fshihen nga qytetarët”

20:14 | 14 Tetor 2022
K.B

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, ku kësaj herë ka qenë në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se, bashkëbisedimin me qytetarët ai po e vazhdon pasi pushtetarët po fshihen nga qytetarët.

“Gjithashtu, shpreha shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, çmimet në rritje, por jo edhe pagat, të cilat edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj”, është shprehur Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme