Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale e cila u mbajt në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, në bashkëpunim me Organizatën “Eco-Kos Women” dhe partnerë ndërkombëtarë të sektorit të bujqësisë.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përmes një panairi të prodhimeve vendore, gratë ndërmarrëse kishin ekspozuar larmishmërinë e prodhimeve vendore në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit.
Ministri Peci duke parë nga afër produktet dhe ekspozimet tjera të prezantuara në këtë panair u shpreh se “Aktivitete të tilla si ky Panair sot janë më se të nevojshme pasi kanë për qëllim promovimin e pozitës së gruas në sektorin agro-ushqimor e pavarësinë e saj financiare, andaj gjithmonë do ta gjejnë mbështetjen time si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Përmes dokumenteve tona strategjike, kemi paraparë gruan si të barabartë në të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen institucionale me qëllim që pozita e saj në shoqëri të forcohet e mbi të gjitha, angazhimi i saj të sjellë pavarësi financiare, si mjet i rëndësishëm i udhëheqjes së familjes dhe agro-biznesit”, tha Peci.
Në komunikatën për media nga MPBZh thuhet se Peci nga vizitat që i realizon si brenda ashtu edhe jashtë vendit me ekipin e këshilltarëve nga Kabineti i tij gjithmonë përkujdesen që produktet me të cilat e prezantojnë Kosovën, të jenë prodhime vendore nga agro-bizneset e grave dhe vajzave; qofshin ato produkte brenda sektorit të bujqësisë apo biznese artizanale./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...