Google ADS

Shtyhet seanca e kuvendit, shkak mospajtimet mes grupeve parlamentare

18:10 | 14 Tetor 2022
E.H

Seanca e sotme plenare është shtyer e që në rend dite kishte shqyrtimin e dy projektligjeve.

Kjo shtyrja u bë si shkak i mospajtimit sa i përket mundësisë së trajtimit të pikave në seancë.

I pari i kuvendit, Glauk Konjufca tha se pas një konsultimi me grupet parlamentare u dakorduan se meqenëse, sipas tij, është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet e kategorizuara sipas pikës 3 të nenit 85 të rregullores së kuvendit, çështja të merr epilog të hënën në kryesinë e kuvendit.

Kujtojmë se në këtë seancë plenare në rend dite ishin shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike./arbresh.infio/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme