Ministrja e Drejtësisë e Rpublikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë dhe skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë ndaj Shaban Gogajt.
Ky i fundit këtë të premte u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se procesi gjyqësor ndaj Gogajt është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.
“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz!”, ka thënë ajo.
“Shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë. Pra, kemi nevojë për prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit”, ka shtuar tutje ajo.
Në këtë drejtim, Haxhiu ka bërë thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore.
“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, ka përfunduar Haxhiu./arbresh.info/
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...