Google ADS

Të parat fotografi nga Berlini, Rama i poston me Kurtin

16:49 | 14 Tetor 2022
E.H

Kanë udhëtuar për në Berlin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Rama në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë disa fotografi nga ky kongres dhe të parat janë me Kurtin.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme