Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Në takim, Osmani, i ka shprehur falënderim gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Komunikata e plotë nga zyra e Presidencës:
Presidentja Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.
Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Tutje, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.
Ndërkaq gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë. /arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...