“Kompania në sulm”, FSK ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale

13:56 | 14 Tetor 2022
A. B.

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja është duke marshuar me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota.

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”. Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, shkroi Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme