Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez ka zbuluar një nga sekretet e saj kryesore për t’u dukur kaq e re në moshën 53-vjeçare.
Lopez përmes një shkrimi në Instagram tregoi një nga gjërat kryesore që e bën të qëndrojë e hidratuar, shkruan arbresh.info
Kjo do të thotë se aktorja, e cila pi rrallë alkool, konsumon të paktën tetë gota ujë në ditë. Dhe ajo gjithashtu mbështetet në pije sportive BodyArmour, për të cilën është bërë zëdhënëse.
Postimi ishte një reklamë për markën. ‘Workout Glow ‘, shkroi ajo në mbishkrimin e saj teksa lidhej me Body Armour.
Tutje JLo tha gjithashtu se ‘hidratimi’ ishte çelësi për pamjen e saj rinore pasi ylli është në gjendje të ruajë pamjen e saj, ndonjëherë edhe duke u dukur sa gjysma e moshës së saj, edhe pse është mbi 50 vjeç.
View this post on Instagram
Shijet që ajo mbante në setin e ri fotografik ishin luleshtrydhet dhe kivi i cili ka 20 kalori. Nuk ka ëmbëlsues artificialë, nuk ka sheqer të shtuar, ka elektrolite të mbushura me kalium, antioksidantë dhe vitamina B dhe ujë kokosi.
Sa i përket karrierës JLo nuk është ndalur ajo ka xhiruar një film të ri ku luan një vrasëse me pagesë në filmin e ri aksion të Netflix, të quajtur “The Mother”./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...