Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka pranuar se disa shtete në Grupin e Punës për vizat të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që liberalizimin e vizave për Kosovën ta lidhin me disa elemente të tjera, sipas tyre, teknike, por që për Kosovën cilësohen si kushte të reja.
Bislimi tha se edhe vetë Bashkimi Evropian e di që ka një dakordim për të mos pasur kushte shtesë përtej atyre 95 kritereve të cilat Kosova i ka përmbushur.
“Raportime që kemi ne nga brenda tregojnë që nuk ka pasur absolutisht asnjë shtet që ka shprehur hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vetëm se kemi tri lloje të qëndrimeve. I kemi vendet të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizmin e menjëhershëm të vizave për Kosovën. Kemi shtete të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrim zyrtar, sepse janë në mandat teknik, si: Italia, Suedia dhe Danimarka. Dhe janë një pakicë që nuk e kundërshtojnë por dëshirojnë që ta lidhin me disa elemente të tjera, që për ne janë kushte apo kritere të reja, që ata pretendojnë se janë teknikalitete, por për ne janë kushte të reja”, tha Bislimi, për ATV.
Bislimi e pranoi se ka tendenca për ta lidhur liberalizimin e vizave me sistemin ETIAS.
“Kushti kryesor është që liberalizmi të hyjë në fuqi kur BE fillon ta funksionalizojë sistemin ETIAS, i cili përdoret për identifikimin apo regjistrimin e personave që udhëtojnë drejt BE-së nga ato vende të cilat e kanë marrë regjimin e lirë të vizave. Mirëpo, duke qenë se ky është proces teknik, dhe nuk dihet data se kur mund të fillojë, edhe BE vetë është kundër kësaj, meqë duket si kusht shtesë dhe ka një dakordim që nuk do të ketë kushte shtesë dhe nuk mund të lidhet një mendim politik me një kriter teknik, i cili nuk dihet se kur mund të fillojë”, tha Bislimi.
Mirëpo, duket se Franca nuk ka pasur vetëm një kërkesë, kjo pasi Bislimi tha se është kërkuar edhe harmonizimi i sistemit të vizave me atë të Bashkimit Evropian.
“Elementi i dytë që është diskutuar ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me të Bashkimi Evropian. Ka një sërë shtetesh të cilat e gëzojnë regjimin e lirë në Kosovë por që janë me regjim të vizave me BE. Ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë këtë sistem me atë të BE-së, po flasin për 18 shtete sosh, por edhe ky qëndrim nuk është se ka marrë miratim apo aprovim për shkak se asnjë nga këto 18 shtete asnjëri prej tyre nuk është në mesin e 30 shteteve që kanë numrin më të madh të emigrantëve në BE dhe për shkak se një sistem, apo harmonizim i tillë nuk ekziston në vendet rreth Kosovës”, vijoi Bislimi.
Ai tha se më 9 nëntor do të mbahet takimi i radhës, ndërsa deri atëherë do të përdorin kanalet diplomatike për të diskutuar me këto shtete të cilat kanë shprehur kritere të reja.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...