24 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

20:41 | 13 Tetor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informoi për situatën në 24 orët e fundit.

Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 24 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.

Në të gjithë vendin janë 285 qytetarë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme