Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë deri në fund të këtij viti.
“Nuk bëhet fjalë për asnjë kundërshtim nga as edhe një vend. Është shumë e rëndësishme që diskutimit sot ka filluar dhe ky diskutim në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën do të kurorëzohet me sukses deri në fund të vitit”.
Gjyshinca, tha se Kosova e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që të ketë kushtëzime të tjera sa i përket liberalizimit të vizave pasi ka kohë që janë plotësuar të gjitha kriteret.
“Qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë dhe e kemi bërë të qartë përballë të gjithë partnerëve se nuk do të dëshironim të shihnim kushtëzime të tjera për liberalizimin e vizave. Kjo pasi Kosova është vendi qe ka përmbushur të gjitha kriteret më shumë se të gjitha vendet të cilave u janë liberalizuar vizat më parë”.
“Kemi përkrahjen e madhe të pothuajse të gjitha vendeve që janë vendimmarrëse në këtë proces” tha Gjyshinca. /klan kosova
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...