Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e vërtetë se po rri veç në Gjilan.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit, shefi i qeverisë ka theksuar se dje ishte në Pejë.
“Jemi në pritje të përfundimit të çerdhes në Prizren dhe në Suharekë deri në fund të vitit, sepse unë isha të hënën në Gjilan, erdha prapë sot, më vjen keq që nesër s’mund të vijë. Por dikush mund të mendoj se po rri vetëm në Gjilan, por nuk është e vërtetë. Dje isha në Pejë. Pra, edhe në Prizren e në Suharekë do të hapim çerdhe deri në fund të vitit, e në vazhdën e punimeve për ndërtimin dhe adaptimin e hapësirave, pritet të bëhen çerdhe edhe në Skenderaj, Obiliq, Pejë, Prishtinë, Junik, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Shtime dhe Malishevë”, ka thënë kryeministri./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?