Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ.
Kështu, sot në rajonin e Podujevës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me armë.
Njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.
Në asistencë të realizimit të këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen), thuhet në komunikatën për media.
Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.
Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda