Sekretari i Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, deklaroi se Ukraina pritet të jetë në luftë edhe gjatë gjatë kushteve të vështira të dimrit në përpjekje për të rimarrë më shumë territor nga Rusia.
Analistët ushtarakë po e vëzhgojnë situatën për të parë nëse luftimet do të qetësohen gjatë dimrit të ashpër të Ukrainës, duke i dhënë potencialisht një mundësi trupave në të dyja anët e konfliktit që të rivendosen pas muajsh luftimesh brutale që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, raporton Reuters.
Austin tha se pret që Kievi të bëjë çfarë të mundet që të shtyjë përpara rimarrjen e territorit të okupuar nga forcat ruse në javët e fundit.
“Pres që Ukraina të vazhdojë të bëjë gjithçka përgjatë dimrit që të rimarrë territorin e saj dhe të jetë efektive në luftë”, tha ai.
“Ne do të sigurohemi që ata të kenë çfarë u nevojitet për të qenë efektivë”.
Ndërkaq, për rusët Austin tha se ata janë të izoluar dhe të vetëm. /arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...