Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohen sasi e konsiderueshme e substancave narkotike

22:54 | 12 Tetor 2022
E.H

Arrestohet një person i kërkuar dhe sekuestrohet sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar narkotike.

Është arrestuar një person i moshës 31-vjeçare në Prishtinë, të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, me ç’rast përgjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueahme të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ndaj të arrestuar ka rezultuar të ketë edhe një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I njëjti është proceduar me vuajte të dënimit për një vit e shtatë muaj

“Ndaj të dyshuarit; L. Sh, mashkull, 31 vjeç, ka rezultuar të ketë edhe një urdhërarrest aktiv të nxjerrê nga Gjykata themelore në Prishtinë. Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme operativo-policore ato hetimore dhe të verifikimit, konform urdhëresës së gjykatës, i njejti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një vit e shtatë muaj”, shtoi në fund Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme