Rrokulliset me traktor, vdes një person në Junik

22:38 | 12 Tetor 2022
E.H

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Jasiq të Junikut ku një i ri ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së drunjve.

Rastin për arbresh.infe ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e sotme.

“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në fshatin Jasiq të Junikut një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi shtoi se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar “Hetim i Vdekjes”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme