Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian.
Ai është takuar sot me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Gioffre.
Në konferencën për shtyp, Vuçiq foli edhe për dialogun me Kosovën. Ai ndër të tjerash tha se Serbia është vetë fajtore që ka lejuar që bisedimet të zhvendosen në Bruksel.
“Sa i përket Kosovës, ne vetës ia bëmë çorbën kur morëm vendimin për t’i zhvendosur bisedimet në BE. Dhe tani mund të ankohemi te Shën Pjetri, ata e shohin Kosovën si shtet të pavarur ose duan të na çojnë drejt kësaj”, tha fillimisht i pari i shtetit serb.
“Ajo që tha Giofre se ne duhet te shikojmë pamjen më të gjerë. Ndonjëherë kërkohen sanksione, herën tjetër Kosovën. Neve na takon të punojmë për hir të qytetarëve, të marrim parasysh gjithçka që Giofre foli, por unë nuk kam shpresa të mëdha për këtë”, shtoi Vuçiq.
Ndërkohë, Giofre përmendi edhe dialogun me Kosovën, “Dialogu vazhdoi, negociatorët takohen rregullisht gjersa është mbajtur një takim mes Vuçiqit dhe Kurtit, por nuk u bë përparim në normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ne duhet të jemi të bashkuar që të kemi sukses në tejkalimin e vështirësive që na presin. Zgjerimi është tani më shumë se kurrë një investim politik i Bashkimit Evropian”, përfundoi Giofre. /arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...