Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur para mediave shqiptare pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Ai u pyet nga gazetarët se a do ta bëntë të njëjtën gjë nëse i akuzuar nuk do të ishte ish-presidenti i Kosovës, por një tjetër figurë e lartë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, siç është për shembull Ramush Haradinaj.
Rama refuzoi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke thënë se kjo është ofenduese për të.
“Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua” – tha Rama.
I pari i qeverisë shqiptare sot në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka folur rreth raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty.
Rama tha se as pas 11-vjetësh të miratimit të këtij raporti nga KiE, nuk janë vërtetuar pretendimet që i akuzojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikimin e organeve.
Ai ka propozuar rezulotë për kundërshtimin e raportit të ish-politikanit të Zvicrës.
Rama, ka kërkuar nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, që tashmë e ka dorëzuar aplikacionin. /arbresh.info/
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...