Presidenca e Republikës së Çekisë ka organizuar takim informal të ministrave të Energjisë së Evropës.
Gjatë takimit të organizuar janë diskutuar masa për përballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu reduktimi i kërkesës për energji elektrike, kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimi i një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile.
Gjatë takimit, Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato, thuhet në komunikatën për media.
Ministrja ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.
Ministrja ka kërkuar po ashtu hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...