Rama në KiE: Shtëpia e Verdhë, fantazmë

16:47 | 12 Tetor 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ndal edhe tek e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë”, në fjalën e tij në Këshillin e Evropës.

Rama tha se ajo ndërtesë, në një prej zonat më të thella, nuk ka kurrsesi sesi të ishte një godinë ku kryheshin heqje të organeve njerëzore.

Nuk ka kurrsesi sesi në një ndërtesë të tillë tha kryeministri shqiptar, pa rrugë, pa ujë e energji elektrike të shërbente për operacione të tilla.

“Shtëpia e Verdhë nuk është një klinikë, është një ndërtesë e vjetër e një familje shqiptare.

Çdokush prej jush mund të shkojë ta vizitojë në çdo kohë, është një prej të shumtave në këto zona të thella.

Vetë fshati, që asokohe ishte i izoluar nga furnizimi me energji elektrike, uji i pijshëm, e pa rrugë.

Nuk është vendi për kryerjen e këtij lloji si heqja e organeve.

Po imagjinoni të heqësh organe pa energji, ujë e rrugë transporti, e lëre më pa pajisjet e specializuara e kështu me radhë.

Në fakt fshatarët u pyetën dhe u përgjigjen se kurrë asnjëherë, jo vetëm nuk kishin parë, por as nuk kishin dëgjuar të tilla.

Nuk është për të qeshur që vetë raporti pranon se në momente thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë me burimet e tyre.

Shtëpia e Verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të ngërthyer imagjinatën, por edhe rregullat e procedurës e madje edhe seancën e votimit në këtë sallë, që është një sallë reale nuk është fantazmë”, shtoi tutje Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme