Mërgim Berisha ishte shpallur kampion i Evropës me ekipin U-21 të Gjermanisë.
Por, futbollisti kosovar nuk është ftuar në moshat tjera më të mëdha të këtij shteti.
Sulmuesi nga Suhareka u rikthye në futbollin gjerman gjatë verës për t’u huazuar në Augsburg nga Fenerbahçe.
Ditë më parë, trajneri i tij i ri, Stefan Reuter e kishte lidhur me një mundësi të pjesëmarrjes në Kampionat Botëror, duke e përfaqësuar ekipin senior të Gjermanisë.
“Ka kualitete enorme në ekipin kombëtar, selektori ka shumë mundësi zgjedhjeje, posaçërisht në aspektin ofanziv. Por, nuk mund ta dini prej tash se cila do të jetë gjendja fizike të lojtarëve në muajin nëntor. Mërgimi është një lojtar mjaft i mirë, ekstremisht i rrezikshëm, i cili nga dita e parë ka treguar se mund të përballet me qendërmbrojtësit më të mirë”, kishte thënë dy javë më parë trajneri i Augsburgut.
E një dëshirë apo ëndërr të tillë e ka edhe vetë 24 vjeçari.
“Jam mjaft i lumtur për këtë (fjalët e trajnerit) dhe mendoj se i kam kualitetet e duhuara për të luajtur në Kombëtare. Me U-21 jemi shpallur kampionë të Evropës në vitin 2021 dhe do ta bëj më të mirën për ta vazhduar këtë kapitull”, ka thënë Berisha për “Sport Bild”.
Berishën qe një kohë është duke e pritur Kombëtarja e Kosovës, por duket se ai është më shumë i vendosur të luajë për Gjermaninë./GE/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...