I paraqitur si polic, Valdrin S.* (emër fiktiv) ka përvetësuar para dhe stoli me vlerë mbi 460,000 franga nga gratë e moshuara. Pothuajse gjysmën e tyre vetëm nga Monika R.* nga Zugu.
Për këtë vepër penale Gjykata Penale e Zugut e ka dënuar atë me tre vjet burgim, një prej tyre, burg efektiv (pa kushte).
Një mbrëmje të të hënës në verën e vitit 2021, në shtëpinë e Monika R.* bie zilja e derës. Pak më parë ka telefonuar dikush, i cili është prezantuar si punonjës policie nga Policia e Zugut dhe i ka thënë se një bandë hajdutësh po bën kërdi në lagje. Ka pasur disa vjedhje; tani ju duhet të mbroni gjërat tuaja me vlerë, transmeton albinfo.ch.
Personi në telefon i thotë R.* t’i sigurojë bizhuteritë dhe paratë. Një polic do t`i marrë ato për t`i mbajtur të sigurat. Emri i burrit është Petersen, ai përdor fjalën “Blume” (lule) si kod për të vërtetuar identitetin e tij.
Në çantë kishte bizhuteri me vlerë prej mbi 200,000 frangash
Në të vërtetë kishte pasur një grabitje në lagje kohët e fundit, shkruan zentralplus.ch. Dhe për shkak se zëri në telefon e nxit të moshuarën të veprojë shpejt, Monika R.* nuk dyshonte më kur po hapte derën rreth orës 23:00.
Jashtë ishte një burrë me flokë të zeza dhe me shpatulla të gjera, i cili prezantohet si Petersen dhe thotë “Blume” kur Monika R.* kërkon fjalëkalimin. Gruaja nga Zugu beson se ka para vetes oficerin e policisë që i ishte paraqitur më herët dhe i jep atij një çantë me bizhuteri me vlerë 221,000 CHF.
Ajo çfarë nuk di Monika R.* është se “polici” nuk është polic. Dhe i prezentuari si Petersen nuk quhet Petersen.
Emri i tij i vërtetë nuk ka rëndësi, do ta quajmë Valdrin S*: 31 vjeç, shtetas i Kosovës, banor në një vendbanim prej 900 banorësh, në Gjermaninë jugore. Në fakt, ka qenë i tillë. Sepse ka 331 ditë që ai po qëndron në burg, në Zvicër, përcjell albinfo.ch. E që prej ditës së djeshme dihet edhe lartësia e dënimit: Gjykata penale e Zugut e ka dënuar atë në procedurë të shkurtuar me tre vjet burgim, një vit pa kushte (burg efektiv) dhe shtatë vjet dëbim nga vendi.
Sipas aktakuzës, nga qershori deri në nëntor të vitit 2021 ai ka vjedhur bizhuteri dhe para në vlerë mbi 463,000 franga nga katër gra në disa kantone. Ai ka vepruar si ndërmjetës, për punëdhënës të panjohur, të cilëve ua dorëzonte plaçkën. Ai për vete kishte marrë vetëm rreth 1500 franga.
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...