Sot në Qeveri është votuar plotësim-ndryshimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aty janë paraparë dënime më të ashpra për ata që kryejnë vepra penale të dhunës në familje si dhe përdhunimeve.
Disa detaje në lidhje me plotësim-ndryshimet që janë bërë i ka dhënë edhe këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se do të ketë edhe një vepër të re penale, dhe e cila është testimi i virgjërisë.
“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, ka thënë Pireva.
Postimi i plotë:
Masa ndëshkuese për veprat penale të dhunimit
Ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike, aseteve publike apo licencave që jepen nga një autoritet publik në çfarëdo shërbimi nga tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe çdo formë tjetër e përfitimit nga privilegjet që jepen nga legjislacioni në fuqi nga tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
Ndalimin e të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga tre (3) deri në dhjetë (10) vjet, personit i cili shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe dhunës në familje
Ndalimin e punësimin në sektorin publik në të gjitha nivelet, personit i cili shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit.
Ndalimin e të drejtës në përfitimin e patentë shoferit dhe të drejtën në drejtimin e automjetit në çdo lloj të kategorisë, nga një (1) deri në pesë (5) vjet, personit që është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit.
Po ashtu është paraparë që në rastet kur kemi të bëjmë më veprën penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen.
Është paraparë edhe një vepër e re sipas të cilës do të ndëshkohet penalisht kushdo që me qëllim të frikësimit ose detyrimit për të vepruar kundër vullnetit të tyre, me dashje ushtron dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike, në formë të drejtpërdrejtë apo indirekte, ndaj grave që ushtrojnë funksione publike ose kandidate për ushtrimin e funksioneve publike dënohet me gjobë dhe me burgim nga gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet ndërsa nëse vepra penale kryhet në formë të organizuar cilësohet si rrethanë rënduese.
Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut.
Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...