Ministri i Drejtësisë në Maqedoni të Veriut, Nikola Tupançeski dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, të cilët ndodhen për vizitë dyditore në Tiranë, u takuan me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Në konferencën e përbashkët për shtyp Tupançeski dhe Manja informuan për reformat në sistemin gjyqësor në të dy vendet, si dhe për procesin e negociatave për anëtarësim në BE.
Ministri i Drejtësisë në RMV Tupançeski tha se nuk ka çështje të hapura ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe se të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta.
“Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë kyçe për reformat. Pikërisht për këtë është e nevojshme që në periudhën e ardhshme të dy vendet të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të shkëmbejnë përvoja, ide dhe mendime. Jam i bindur se dy qeveritë kanë vullnetin për t’i zgjidhur problemet bashkërisht. Forcimi i sistemet ligjore, si dhe rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor, do të kontribuojë në arritjen e standardeve ndërkombëtare të të dyja vendeve”, tha Tupanceski.
Ndërsa ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, informoi për procesin e vetingut, i cili sipas tij, ishte jashtëzakonisht komplekse, por megjithatë dha rezultate pozitive.
“Rreth 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë larguar nga detyra për shkak të pamundësisë për të vërtetuar prejardhjen e pasurisë”, tha Manja.
Tupançeski e ka informuar Manjën edhe për procesin e regjistrimit të shoqatave bullgare në RMV dhe masat e marra nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me përgatitjen e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet.
Dy ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit për një nivel dypalësh në periudhën e ardhshme.
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...