Gashi nga vetura i përgjigjet Kurtit: Presim prej teje projekte, përndryshe je i dështuar

12:26 | 12 Tetor 2022
A Z

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas video- selfies së kryeministrit Albin Kurti në të cilën ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë do të flitet për të gjeturat e ministrive.

Në të njëjtën mënyrë, pra më një video- selfie Gashi, iu ka kundërpërgjigjur Kurtit duke i thënë se nuk ka pasur çfarë të prezantojë në atë mbledhje.

“Përshëndetje kryeministër, a ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë apo ti duhet me punu diçka me pas rezultat”, tha ai.

“Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, përndryshe je i dështuar.”, ka thënë Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme