Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq në Qeverinë e Serbisë prapë i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Kishte të shkonte në kurorëzimin e Patriarkut serb Porfiri në Patriarkanën e Pejës.
Sipas kësaj të ashtuquajture “zyreje”, Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë për të dhjetën herë.
“Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga Albin Kurti, demonstrojnë forcë dhe arbitraritet dhe ia kanë ndaluar Petkoviqit të vizitojë Kosovën. Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes, si ajo për lirinë e lëvizjes dhe Marrëveshja për vizitat zyrtare, e cila parasheh një procedurë të thjeshtuar për vizitën e kryenegociatorit për dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...