Kylie Jenner ngacmon imagjinatën në pozat me kostumin e “Batman”

08:30 | 12 Tetor 2022
A. B.

Ylli botëror, Kylie Jenner ka njoftuar një partneritet të ri për markën e saj “Kylie Cosmetics”.

Së fundi shfaqi linjat e saj trupore të tonifikuara me një kostum “Batman” ndërsa paralajmëronte koleksionin më të fundit të markës së saj të kozmetikës me temë super-heroin e filmave, shkruan arbresh.info

Sytë ishin te gjoksi joshëse i 25-vjeçares, teksa ajo pozoi për foto të ndryshme seksi për 371 milionë ndjekësit e saj në Instagram.


“Batman x Kylie vjen në 10.19, Kylie Cosmetics”, shkroi Kylie.

Madje, një foto dukej e shkëputur nga një libër komik, ndërsa Jenner aplikoi pak shkëlqim në buzët e saj.

Më parë, Jenner njoftoi se koleksioni i saj “Batman” do të vinte më 19 tetor, ndërsa mbante një maskë të stilit “Batgirl” me veshë lakuriqësh.

Bashkëpunimi i saj i fundit i Kylie ishte me nënën e saj Kris Jenner që u lansuan pak javë më parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme