Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe nga Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Ministri Manaj kanë zhvilluar një bisede përmbajtjesore lidhur me bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale, me theks të veçantë për intensifikimin e veprimeve të ndërsjella në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e të gjitha veprave të tjera penale në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet.
Po ashtu, ata shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me sfidat dhe të arriturat e institucioneve përkatëse, pikëpamjet për mundësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ndarjen e përvojave në mbrojtjen e dëshmitarëve, shkëmbimin e informatave dhe çështje të tjera nga fusha e drejtësisë penale.
Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, për vizitën në institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast të dyja palët u pajtuan që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi dhe ndërveprimi i përbashkët ndërinstitucional. /arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit