Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm në arsim dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Ministrja Nagavci u shpreh mirënjohëse për të gjitha investimet që ka bërë ndër vite Luksemburgu në arsim përmes projekteve të mëdha që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe segmentet e arsimit ku Kosova ka nevojë për mbështetje, e që janë në linjë me politikat qeveritare për arsimin, respektivisht me Planin Strategjik për Arsimit për pesë vitet e ardhshme.
Shefi i misionit të Luksemburgut, Eric Dietz, shprehu gatishmërinë e vendit të tij që të vazhdojë mbështetjen e arsimit në Kosovë, duke e zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në fushat tjera që mbulon Ministria, pra në shkencë, teknologji e inovacion.
Ministrja Nagavci dhe shefi i misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, u pajtuan që bashkëpunimi të konkretizohet me një Marrëveshje të re të Mirëkuptimit mes dy vendeve. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...