Abdullahu për videot e VV-së: Tash priten “protesta të Qeverisë kundër opozitës”

16:50 | 11 Tetor 2022
K.B

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka reaguar pas postimit të videos së dytë brenda pak ditësh nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes videove që ka shpërndarë në rrjetet sociale në Facebook, ka folur për pushtetet e kaluara në Kosovë duke i akuzuar për “vjedhje, korrupsion e shkatërrim” të vendit.

Kjo sipas Abdullahut është “diktaturë populiste”.

Ai është tallur me publikimin e videove nga partia në pushtet duke folur për çfarë mund të pritet tani nga kjo Qeveri.

“Çfarë pritet tash pas videove të VV-së që merren me të kaluarën me qëllim që mos të mirën me dështimet e sotme?! Mbase PROTESTA të Qeverisë kundër opozitës”, ka thënë Abdullahu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme