Google ADS

Policia ndërhyri në një rast dhune në familje, policët u goditen dhe morën lëndime trupore

14:33 | 11 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit.

Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë.

Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër. I dyshuari eshte ndaluar nga njesitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e nadlimit për 48 orë.

Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,”Dëmtim i pronës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme