Synimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, është që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë e pajisur me armatime më moderne ushtarake, në atë mënyrë që të jetë e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e sigurisë.
Këtë e bëri të ditur ministri përmes një shkrimi në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e panairit vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Takuam përfaqësues të kompanive më të njohura prodhuese të paisjeve ushtarake, si dhe po ashtu u njoftuam me zhvillimet më të fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi tema ushtarake dhe të sigurisë kombëtare”, shkroi Mehaj.
Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 Ministria e Mbrojtjes ka investuar në armatim 96 për qind më shumë se sa në vitin 2019.
“Ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që investimi të jetë 99 për qind më i lartë. Me ndryshimin e kushteve gjeopolitike, avancimin e teknologjisë, avancimin e bashkëpunimit me shtetet aleate, ngritjen e aspektit profesional të ushtrisë, jemi të interesuar që proporcionalisht të ngrisim edhe nivelin e investimit me pajisje ushtarake”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...