Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e të dhënave në tre shtete

11:03 | 11 Tetor 2022
A. B.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe Rusi, në lidhje me sulmet kibernetike Shqipërisë tonë nga hakerat iranianë.

Sipas organit të akuzës, faqet me të cilat hakerat iranianë kanë bërë publike dokumentet e hakeruara, që përbëjnë sekret hetimor, kanë IP në këto tre shtete.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

Zbatimi i vendimit duhet të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të Britanisë së Madhe, Kinës dhe Federatës Ruse.

Hakerat iranianë pretendojnë se së fundmi kanë arritur të marrin të dhënat nga sistemi “Depp See” i policisë shqiptare.

Në një njoftim të fundit në platformën e komunikimit Telegram, ata shprehen: “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.”

Formati “Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme