Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga kur kërkoi që të lihen anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e vendit.
“Sot, pas 81 vitesh nga fillimi i luftës antifashiste që na solli lirinë dhe shtetin maqedonas, bashkë me gjithë njerëzimin jemi para sprovave të reja. Përveç të gjitha problemeve shëndetësore, ekonomike, të sigurisë dhe energjetikës, jetojmë edhe me një ndarje të thellë në shoqërinë maqedonase. Ashtu si të majtët dhe të djathtët, maqedonasit dhe pjesëtarët e nacionaliteteve të tjera, fshatarët, punëtorët, esnafët dhe njerëzit e pasur qëndruan pas flamurit liritar, kështu që tani duhet të bashkohemi dhe t’i përballojmë problemet së bashku.
11 Tetori dhe lufta antifashiste le të jetë frymëzimi ynë për kapërcimin e ndarjeve dhe pajtimin kombëtar me respekt të ndërsjellë.
Le të lëmë mënjanë interesat dhe kotësitë personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët, të bekuar me mundësinë për të jetuar në liri dhe paqe, në vendin tonë”, shkruan Pendarovski./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...