Google ADS

Haxhiu: Marrëveshja për burgjet me Danimarkën pritet të procedohet në Kuvend brenda një muaji

10:53 | 11 Tetor 2022
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës brenda një muaji.

Sipas saj, në Qendrën në Gjilan nuk kanë mundur të nisin renovimet derisa kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend.

“Kemi pasur diskutime të gjata të cilat janë përmbyllur. Nuk kemi mundur të nisim renovimet në Qendrën në Gjilan pa u ratifikuar marrëveshja në Kuvend. Shumë shpejt marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, brenda një muaji”, u shpreh ministrja Haxhiu gjatë konferencës për media, bashkë me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.

Kosova dhe Danimarka  kanë nënshkruar një letër-pëlqim, më 20 dhjetor 2021 sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme